Siti në garë për Benzema, Reali ultimatum De Geas

0

 

Ashpërsohet edhe më shumë gara për shërbimet e sulmuesit francez të realit të Madridit, Karim Benzema. Kur dukej gjithçka e qartë dhe se ai do të kalonte në radhët e Arsenalit, në skenë është shfaqur dhe Mançester Siti, i cili është gati të shpenzojë më shumë se “Topçinjtë” për të joshur Benzemanë që të zgjedhë pikërisht “Qytetarët”. Sipas medieve britanike, Mançester Siti është gati të shpenzojë rreth 70 milionë euro për të bindur Realin që të lërë të lirë të largohet sulmuesin e kombëtares franceze. Mediat britanike në fakt gjatë ditës kishin raportuar se Arsenali ishte tërhequr nga ideja e vet për të shpenzuar rreth 65 milionë euro për Benzema. Edhe pse trajneri Venger e ka planifikuar sulmin e Arsenalit me Karim Benzemanë në krye, “Daily Mirror” ka raportuar se në orët e fundit Arsenali duket se e ka hequr disi këmbën nga gazi. Në këto kushte ka përfituar Mançester Siti, i cili është gati jo vetëm të japë shumën e ofruar fillimisht nga Arsenali, por dhe ta tejkalojë atë me 5 milionë euro duke e çuar në 70 milionë euro ofertën për Karim Benzema. Një ofertë e tillë duket se  e ka vënë në mendime Realin e Madridit që po mendohet përpara se t’i japë dritën jeshile Karim Benzemasë që të shkojë në Premier Ligë. Sipas medieve në Angli, problemet më të fundit me sulmin tek reali i Madridit mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve dhe të detyrojnë trajnerin Benitez që të mbajë në ekip sulmuesin francez.

Presion mbi De Gean – Merkato në aksin Angli-Spanjë zhvillohet dhe për një lojtar tjetër. Bëhet fjalë për portierin e kombëtares spanjolle dhe të Mançester Sitit, David de Gea. Reali i Madridit vazhdon të ruajnë maksimalisht interesimin për numrin një të portës së “Djajve të kuq”. Megjithatë çështja nuk duket dhe aq e thjeshtë për Madridin, që ka hasur në rezistencën e Mançester Junajtidit që kërkon disa miliona më shumë për të lënë të lirë portierin e vet. Reali i Madridit dëshiron të ketë shërbimet e portierit spanjoll të Junajtidit, David de Gea. Megjithatë mediat spanjolle kanë bërë me dije se “los blancos” po humbasin durimin me portierin spanjoll. Sipas gazetës spanjolle “ABC”, Reali i ka bërë një ofertë të fundit Mançesterit, duke i ofruar 25 milionë euro plus 5 të tjera bonus për portierin De Gea. Mançesteri ka lënë të kuptohet se nuk ka ndër mend ta shesë për më pak se 35 milionë portierin e kombëtares spanjolle. Tani pritet se çfarë do të bëjnë dy klubet, por gjasat janë që De Gea të lërë “Old Trafford” për të shkuar në “Bernabeu”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.