Siti mund të dënohet, reagon ashpër sheiku arab

0

Mançester Siti përfundoi një sezon mjaft pozitiv. Guardiola me djemtë e tij arritën të bënin të tyren tripletën e trofeve brenda vendit. Megjithatë, kjo mund të sfumohet nga një dënim i paralajmëruar i UEFA-s për atë që quhet ndershmëria financiare.

Kaldon Al Mubarak, kreu i klubit nga Mançesteri, ka reaguar në mënyrë direkte ndaj akuzave për thyerje të bilanceve të të ardhurave dhe kundrejt një deklarate të presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Tebas. Ky i fundit është shprehur se ekipe të tilla si Siti dhe PSG e prishin garën sportive.

Unë nuk do të pranoj që Siti të përdoret si një vegël për të hequr vëmendjen e të gjithëve nga investimet e pakta në blerje nga klubet e tjera. Ka shumë xhelozi dhe zili në këtë mes. Kur Junajtid sundonte para disa vitesh njerëzit kishin punë të tjera për të bërë. Ne nuk kemi bërë blerjen më të shtrenjtë në Premier Ligë. Nuk kemi marrë portierin më të shtrenjtë, as mesfushorin dhe as sulmuesin.

Ka një diskriminim për klube si ne apo Parisi, pasi ata zotërohen nga pronarë arabë. Thuhet se ata i blejnë lojtarët me paratë e naftës. Nuk është e drejtë. Problemet me UEFA-n fillimisht kanë ardhur nga Spanja. Rekordet e blerjeve kanë ardhur përsëri nga Spanja. Kujtoni Zidan apo Luis Figo dhe para pak kohësh Bejl”, u shpreh ndër të tjera sheiku arab.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.