Siti merkato brenda “familjes”, merr talentin australian

Kampionët e Anglisë, Mançester Siti, kanë zyrtarizuar transferimin e mesfushorit australian Daniel Arzani. Talenti 19-vjeçar i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës nga ekip i Melburn Sitit, klub ky po në pronësi të kompanisë që zotëron dhe skuadrën nga Mançesteri.

Mund të duket një transferim pa vlerë, por realisht djaloshi australian me origjinë iraniane është tashmë një yll në Australi dhe prej tij priten gjëra të mëdha.

Artani, edhe pse vetëm 19 vjeç është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për përfaqësuesen e “Kangurëve” dhe Bert van Marvijk e mori edhe në Botëror, për të shmangur kalimin e talentit tek Irani. Me shumë gjasa fantazisti do të huazohet te Seltiku për t’i siguruar sa më shumë minuta dhe për ta lejuar të rritet si duhet, sepse me pak muaj në Australi ka treguar se ka aftësi jashtë normales dhe një teknikë të mrekullueshme, përveçse një aftësi mahnitëse për të dribluar kundërshtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *