Siti kampion i Anglisë, titullin ja dhuron… Junajtid!

Një javë më parë Mançester Junajtid fitoi në Etihad derbin e madh të qytetit dhe i prishi festën Sitit të Guardiolës. Eufori totale në krahun e kuq të qytetit, pasi triumfi në derbi rrallë ka qenë kaq i ëmbël, aq më shumë që Siti është eliminuar edhe nga Champions League, duke marrë disa goditje rresht në pak ditë.

Megjithatë, po flasim për Anglinë, aty ku logjika është fjale qe përdoret dhe njihet shumë pak. Dot Junajtid priste Uest Bromin e rënë nga kategoria, që kishte fituar vetëm një nga 30 ndeshjet e fundit.

 

Murinjo me më të mirët, por… Uest Bromi triumfoi 1-0 brenda në Old Traford. Disfatë që nuk e shkatërron sezonin e Junajtid, por ndërkohë zyrtarizon titullin e Sitit.

Nga festa në dëshpërim, një stadium i tërë në këmbë për të fishkëllyer Djajtë e Kuq. Të paktën këtë ndeshje nuk duhej ta humbnin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *