Siti i merr vendin Liverpulit, Aleksis shpëton Arsenalin

0

 

Një ditë pas Çelsit, që fitoi ndeshjen e tij të prapambetur me Uotfordin, mbrëmë ka qenë radha e Mançester Sitit dhe Arsenalit që të luanin ndeshjet e tyre të prapambetura. Dhe skuadra nga Mançesteri dhe ajo nga Londra nuk kanë zhgënjyer.

SITI – Mançester Siti arrin të fitojë ndaj Uest Bromit, me rezultatin 3-0. Një gol nga Gabriel Hezus në të 27’, një tjetër i De Bryn në të 29’ kanë mjaftuar për të siguruar fitoren me Uest Bromin. Më pas, në pjesën e dytë, goli i Jaja Ture në të 57’ vetëm sa ka thelluar rezultatin, teksa goli i Kanu, në fund, vlejti vetëm për statistikë. Me këtë fitore, Siti arrin në kuotën e 75 pikëve, duke shkuar në vendin  e tretë dhe duke lënë pas Liverpulin me 2 pikë diferencë.

ARSENAL – Një fitore po aq të rëndësishme sa Mançester Siti ka marrë Arsenali mbrëmë, në ndeshjen e prapambetur ndaj Sandërlendit të rënë nga kategoria. Ka qenë Aleksis Sançez ai që ka shënuar dy golat për Arsenalin, në minutat e fundit të ndeshjes (72’ dhe 81’) teksa tani skuadra e Venger e sheh veten vetëm 1 pikë larg Liverpulit dhe vendit të katërt që do të thotë “bileta” Champions.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image