Siti i frikshëm, Liverpuli ngec sërish

0

Mançester Siti është i pandalshëm. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka shpartalluar edhe Uotfordin, duke fituar me një rezultat tenistik 6-0 dhe kapur kreun e renditjes.

Në një javë të vetme “Qytetarët” kanë arritur tri fitore, ku kanë shënuar 15 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë. Pas 5 golave kundër Liverpulit të dielën e kaluar, katër golave në mesjavë kundër Fejnordit në Champions, Siti ka fituar 6-0 përballë Uotfodit sot pasdite.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Serxhio Aguero. Argjentinasi ka shënuar tri nga golat e fitores së Sitit. Për argjentinasin ky ka qenë trigolëshi numër 6 në Premier, duke iu afruar Tierri Henri me 8 të tillë.

Siti e ka zgjidhur takimin që në pjesën e parë kur ka shënuar tri gola, dy me Agueron (27’, 31’) dhe një tjetër me Gabriel Zhezus (38’).

Në pjesën e dytë kanë shënuar dhe Otamendi, Serxhio Aguero sërish, duke arritur tripletën dhe ka vulosur takimin Rahim Sterling me penallti një minutë nga fundi i ndeshjes.

Watford 0-6 Manchester City – Highlights and Goals by footbie.com

Zhgënjen Liverpuli – Ndërsa Siti fiton dhe zbavitet, Liverpuli vazhdon të mos fitojë. Ndonëse ka goditur 30 herë në drejtim të portës së Bërnlit “The reds” nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1.

Liverpuli e ka nisur keq duke pësuar në minutën e 27-të (Arfild), por ka barazuar menjëherë me Salah tri minuta më pas. Pjesa tjetër është një dialog mes sulmit të Liverpulit dhe portierit të Bërnlit Pop, që ka pritur gjithçka.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here