Siti heq dorë nga Zhorzhinjo, Çelsi hidhet në sulm

Kalimi i Zhorzhinjos te skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ishte thuajse një fakt i kryer, por të premten e shkuar bisedimet midis palëve u shpërbënë plotësisht. Shkak për këtë u bë indiferenca e drejtuesve të klubit italian për të negociuar  çmimin prej 55 milionë eurosh që kërkonin napolitanët për kartonin e 26-vjeçarit.

Nga kjo situatë e papritur ka sjelle interesimin e drejtuesve të Çelsit, të cilët e shikojnë mesfushorin braziliano-italian jo vetëm si një përforcim për skuadrën e tyre, por edhe si një transferim që mund të mundësojë edhe firmën me trajnerin Mauricio Sarri, i cili edhe pse i shkarkuar, është akoma i kontraktuar me nënkampionët e Italisë.

60 milionë euro raportohet se është oferta që ka ardhur në zyrën e presidentit De Laurentis, nga të cilat 55 milionë euro janë për kartonin e Zhorzhinjos dhe pesë për të lënë të lirë teknikun italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *