Siti, gati të rinovojë me Gabriel Zhezus

Mediat britanike kanë bërë me dije se Mançester Siti është gati t’i ofrojë një kontratë të re yllit brazilian, Gabriel Zhezus. Duke parë progresin e jashtëzakonshëm të bërë nga braziliani që në janar të këtij viti kur iu bashkua “Qytetarëve”, klubi anglez po mendon ta blindojë atë. Nisur nga zhvillimet gati të pabesueshme në merkaton e verës që lamë pas, Siti kërkon t’i paraprijë çdo surprize dhe është gati të rinovojë me Gabriel Zhezus, i cili në këto muaj ka shënuar 11 gola në Premier. “The Sun” ka bërë me dije se drejtuesit e klubit të Sitit kanë ndjekur nga afër zhvillimin e vrullshëm të Gabriel Zhezus  dhe nuk duan ta humbasin kurrsesi. Momentalisht, Gabriel Zhezus fiton rreth 70 mijë sterlina në javë, por për 20-vjeçarin brazilian klubi anglez po parashikon një rritje të ndjeshme, duke kaluar shirën e 100 mijë sterlinave në javë.

Fernandinjo “agjenti” i Sitit – Ndërkaq, mediat britanike kanë bërë me dije se se prapa disa prej transferimeve të rëndësishme të Mançester Sitit qëndron mesfushori i “Qytetarëve” Fernandinjo, i njohur ndryshe si “Agjenti F” i Sitit. Gabriel Zhezus, Danilo dhe Ederson kanë qenë tre nga lojtarët, për të cilët trajneri Guardiola i ka kërkuar ndihmë mesfushorit Fernandinjo. Ai ka bindur bashkëkombësit e tij të zgjedhin “Qytetarët” përpara klubeve të tjerë, duke i shërbyer atyre edhe si përkthyes në muajt e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *