Siti e nis merkaton vrullshëm, ofertë zyrtare për yllin e Juventusit

Juventusi dominoi dhe në këtë sezon Serie A, duke mos njohur asnjë rival. Megjithatë, suksesi në Champions League mungoi sërish dhe te “Zonja”, ka nisur revolucionin.

Trajneri Alegri u largua nga kreu i pankinës dhe bashkë me të, mund të largohet dhe “i preferuari” i tij. Bëhet fjalë për portugezin Zhoao Kanselo.

Mbrojtësi i djathtë pëlqehet shumë nga Pep Guardiola dhe siç raportojnë mediat britanike, është bërë një ofertë zyrtare për shërbimet e Kanselos.

Plot 53 milionë sterlina ka qenë oferta e parë e “Qytetarëve”, që kërkojnë me doemos të përforcojnë prapavijën. Juventusi nuk do që të privohet nga shërbimet e Kanselos, por një ofertë e tillë, vështirë të refuzohet.

Zhoao Kanselo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *