Siti dominim total në “Wembley”, Mahrez rikthen “qytetarët” në krye

Mançester Siti ka koleksionuar fitoren e 8 në 10 ndeshje në Premier Ligë dhe rikthehet në krye të klasifikimit, duke mundur Totenhemin me rezultatin 1-0. Vendosi një gol i Rijad Mahrez, i cili ktheu në gol një pasim të Stërling, vetëm pas 6 minutash lojë.

Skuadra e Pep Guardiolës ka arritur që të dominojë pjesën më të madhe të lojës në “Wembley”, pasi krijoi plot 13 raste të rrezikshme, duke e goditur dhe 6 herë portën, por Hugo Loris i ndali kampionët në fuqi të Anglisë. Për t’u veçuar dhe paraqitja në mbrojte, pasi vendasit e goditën vetëm një herë kuadratin e Sitit.

Në një fushë që linte shumë për të dëshiruar, ose e thënë në gjuhën e përditshme në një “fushë patatesh”, Siti mori maksimumin ndaj një kundërshtari mjaft të fortë dhe rimerr vendin e parë, në kuotë të barabartë pikësh me Liverpulin. Pas kësaj humbje, Totenhemi mbete n ë vendin e pestë me 20 pikë pas 10 javësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *