Siti bleu pa fund në verë, por del për të tretin vit rresht me fitim

Ndonëse nuk fitoi asnjë trofe sezonin e shkuar, Mançester Siti ka vendosur rekord të ardhurash, sepse për sezonin e fundit ka arkëtuar 473.4 milionë sterlina.

Raporti i lëshuar nga Siti për sezonin e shkuar tregon se klubi anglez del me fitim për të tretin vit rresht, edhe pse në sezonin e fundit fitimi total është pak më shumë se 1 milion sterlina (për shkak të ndryshimit të raportimit, këtë radhë për 13 muaj), ndërsa një vit më parë fitimi ishte 20.5 milionë.

Siti investoi fuqimisht këtë verë, duke shpenzuar rreth 140 milionë sterlina për të blerë Benxhamin Mendi, Kajl Uoker, Bernardo Silva, Ederson e Danilo, por në janar priten sërish blerje, sepse Mendi është dëmtuar rëndë dhe do të mungojë deri në prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *