Sistemi VAR zbarkon edhe në Premier Ligë: provat nisin pas pauzës

Edhe Anglia është gati për përdorimin e teknologjisë në futboll. Sistemi VAR (Asistenti Video i Arbitrit) do të përdoret edhe në Premier Ligë. Moviola në fushë u testua në ndeshjet e Kupës së Ligës në dhe tashmë Federata Angleze vendosi të përcaktojë një periudhë prove edhe në kampionatin më të fortë në botë.

Sipas projektit, sistemi VAR gjatë ndeshjeve të elitës së futbollit anglez do të testohet në 15 ndeshje. Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Sports UK”, i cili shpjegoi se shfrytëzimi i imazheve video gjatë ndeshjeve, për të evituar rastet e dyshimta në ndeshje, do të nisë prej rifillimit të aktivitetit pas pushimit për ndeshjet ndërkombëtare.

Pesë ndeshje që do të luhen të shtunën më 15 stator, në orën 15:00, do të merren në shqyrtim nga sistemi VAR i instaluar në “Stoklej Park”. Skuadra e arbitrave që do të jenë përpara ekraneve do të vlerësojë episodet e ndryshme të lojës, por nuk do të ketë asnjë kontakt me arbitrat në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *