Sisoko: Kujtova se u eliminuam, kualifikimin e mora vesh në dhomat e zhveshjes!

0

Minutat e fundit të përballjes së djeshme midis Mançester Sitit dhe Totenhemit na dhuruan emocione të rralla. Gol i anuluar i Stërling ishte si një rrufe në kokë për lojtarët e Sitit dhe si një bekim për ata të Totenhemit.

Megjithatë, për një nga lojtarët e skuadrës londineze festa filloi me vonesë. Bëhet fjalë për mesfushorin francez Musa Sisoko, i cili kur Stërling shënoi golin e avantazhit u nis menjëherë drejt dhomave të zhveshjes.

Isha në stol kur pashë golin që çoi rezultatin në 5-3. U mërzita aq shumë sa që u nisa direkt për në dhomat e zhveshjes. Isha i vetëm, askush nuk më shoqëroi, ndërsa në atë ambient nuk kishte asnjë televizor që po transmetonte ndeshjen. Në mendjen time ishim eliminuar”.

“Pas pak minutash në dhomë u fut një prej anëtarëve të stafit teknik dhe u sul drejt meje duke më përqafuar: ‘E pabesueshme, ia dolëm!’, tha. Unë i kërkova të shpjegonte se si ishte e mundur dhe pastaj më tha se goli ishte anuluar. Menjëherë vesha sërish bluzën dhe vrapova në fushë pavarësisht se ndjeja akoma dhimbje nga dëmtimi”, përfundoi Sisoko.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.