Sirena turke për Vagner, oferta e kampionëve e josh së tepërmi

Sandro Vagner iu afrua Bajernit gjatë merkatos se verës, duke u ribashkuar me ekipin fëmijërisë, pasi 10 vitesh “rrugëtim” në ekipe gjashtë skuadra të ndryshme. Sulmuesi shtatlartë u shpreh se ishte shumë i kënaqur që mundi dhe sakrifica e tij e kthyen atë në të qenit sërish pjesë e ekipit më të mirë në Gjermani. Por, 10 muaj më vonë situata është krejt ndryshe.

Sipas medieve turke sulmuesi ka rënë dakord të transferohet te kampionët në fuqi të Gallatasarajit në  muajin janar. 30-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë (huazim) 6-mujore deri në fund të këtij sezoni.

Largimi i Bafetimbi Gomis ( shënoi 29 gola në edicionin e kaluar ), ka lënë një boshllëk të madh në sulmin e “luanëve të Stambollit” dhe Vagner cilësohet si njeriu kyç për ta zgjidhur këtë problematikë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e drejtuesve të Bajernit në lidhje më këtë interesim të turqve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *