Sirena qipriote për Sherrin, një klauzolë e largon nga Vllaznia

0

Alen Sherri mund ta vijojë karrierën jashtë vendit dhe për të ka interesim konkret. A2 CNN raporton se për portierin e Vllaznisë ka shfaqur interes Apolloni i Limasolit në Qipro. Jo vetëm kaq, por për “gardianin” ata janë të gatshëm të paguajnë edhe klauzolën që e lë të lirë.

Plot 50 mijë euro duhen paguar për Sherrin, i cili sezonin e fundit me Vllazninë është aktivizuar si titullar. Plot 21 ndeshje në Kategorinë e parë vjet, ndërkohë që në Superiore dy vite më parë iu besua porta në 26 përballje.

Sherri ka mbrojtur edhe portën e Shqipërisë U21 në një ndeshje me Sllovakinë, ndërkohë që dëshira e tij është e madhe për të luajtur jashtë vendit. Parametrat e tij janë mjaft të mira dhe mbetet për t’u parë nëse do të konkretizohet me sukses marrëveshja me Apollon Limasol.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.