Sirena angleze për kapitenin e Milanit, lëvizje konkrete

Alesio Romanjoli ishte ndër të paktët milanistë që zhvilloi një ndeshje pozitive në derbin e humbur kundër Interit. Kapiteni dhe mbrojtësi i Milanit është ndjekur në sfidën e së dielës nga Çelsi. Siç citon “Calciomercato”, skautë të klubit anglez ishin të pranishëm në “San Siro” për të ndjekur nga afër paraqitjen e lojtarit.

Mauricio Sarri po kërkon një mbrojtës për përforcimin e repartit difensiv dhe 23-vjeçari është i pari në listë. Geri Kahill do të largohet në fundin e sezonit, siç citon “Telegraph”, ndërsa drejt të njëjtës rrugë është dhe Andreas Kristensen. 22-vjeçari danez ishte një titullar me Konten, ndërsa nuk po gjen minuta me Sarrin. Ish-trajneri i Napolit nuk e preferon shumë rrotacionin dhe një gjë e tillë e ka mërzitur Kristensen, i cili është lodhur nga qëndrimi në pankinë.

Romanjoli është zgjidhja dhe Çelsi pritet të bëjë ofertën e vet për të siguruar shërbimet e kapitenit të Milanit. Sarri e dëshiron mbrojtësin që në janar, por nuk do të jetë e thjeshtë, sepse vështirë që Milani të heqë dorë nga një prej shtyllave të ekipit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *