Sinqeriteti i Zhordi Albës: Më mirë që Nejmari u largua

Kur në verë Nejmari u transferua te PSG, të gjithë ishin të bindur se Barceloona u dobësua ndjeshëm, aq më shumë që edhe Dembele është dëmtuar dhe ende nuk ka treguar asgjë. Disfatat e Superkupës ndaj Realit bënë që të flitej për kaos total, por pas rreth dy muajsh nga fillimi i kampionatit, gjithçka ka ndryshuar.

Barcelona kryeson bindshëm, shënon me lehtësi dhe mbi të gjitha ka një mbrojtje shumë më të mirë dhe një organizim loje të admirueshëm.

Edhe Zhordi Alba duket i rilindur në krahun e majtë, sepse pa Nejmarin është shumë më i qetë dhe i lirë të sulmojë, duke dhënë shumë asiste. Duke folur për Mundo Deportivo, mbrojtësi i Spanjës lëshon një deklaratë të bujshme në lidhje me Nejmarin, duke konfirmuar se Barcelona është përmirësuar pa Nejmarin: “Është një lojtar shumë i mirë, i cili për rrethana të caktuara vendosi të largohej. Në fund, edhe shumë të tjera janë larguar për një punë më të mirë diku tjetër, ndaj nuk ka asgjë anormale. Personalisht jam i kënaqur, sepse tani jam më i lirë në të majtë dhe shkoj shpesh në sulm. Ndershmërisht, ndihem shumë më mirë pa Nejmarin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *