Sinqeriteti i Mbape: E pahijshme të ketë kaq para në futboll, por nuk e ndryshoj dot!

0

Kilian Mbape është një nga yjet e futbollit botëror, pavarësisht moshës së re. Sulmuesi i PSG nuk i ka mbushur akoma 20 vjeç, ndërsa ka fituar Kupën e Botës me Francën dhe është shpallur lojtari i ri më i mirë i turneut.

Në verën e vitit 2017, ai la Monakon për t’u transferuar në kryeqytetin francez për shumën e 180 milionë eurove. Lojtari firmosi një kontratë 5-vjeçare, nga e cila përfiton 290 mijë sterlina në javë.

Çmimet e kartonëve të lojtarëve dhe rrogat e tyre kanë shkuar në qiellin e shtatë dhe Mbape e cilëson si “të pahijshme” një gjë të tillë. Ky është sistemi dhe ai tregon se nuk ka çfarë të bëjë, përveçse të përshtatet dhe të tregojë respekt.

Është vërtetë e pahijshme për mua, që vij nga një familje modeste dhe e ndershme, por tregu është i tillë. Bota e futbollit punon në këtë mënyrë. Unë nuk do të revolucionoj futbollin, jam pjesë e sistemit. Të duhet të dish se si ta respektosh dhe të qëndrosh pjesë e saj”, flet Mbape për “RTS”.

Ai kreu një gjest të mrekullueshëm, duke dhuruar të gjitha paratë e fituara me Francën për bamirësi. Premiot e ndeshjeve, golave dhe fitimit të kompeticionit u dhuruan, një shumë rreth 382 mijë sterlina, siç citon “L’Equipe”, që u dhanë për një organizatë bamirësie, që punon me fëmijët me aftësi të kufizuara.

Nuk ka nevojë për para dhe premio kur luan me kombëtaren e vendit tënd. Premiot do i dhuroj të gjitha”, u shpreh Mbape gjatë Botërorit të Rusisë dhe në fund e mbajti fjalën, duke dhuruar të gjithë shumën e fituar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.