Sinqeriteti i Cuculit: Arbitri nuk e pa, ishte penallti për Kamzën

0

Një episod që shkaktoi shumë polemika në fushë, ai ku Ardian Cuculi preku me dorë topin e harkuar nga Sebino Plaku, por me arbitrin që vazhdoi lojën. Nëse ajo penallti do të jepej, mund të kishte ndryshuar historinë e ndeshjes në favor të Kamzës, edhe sepse rezultati ishte ende në barazim 0-0. Për “Gol pas Goli”, Cuculi e pranoi se ndërhyrja ishte për penallti.

“Ishim të detyruar të ndryshonim skemë prej dëmtimeve të shumta që kishim. Për mua kjo skemë është shumë ofensive. Të gjithë futbollistët treguan vlerat dhe grupi fitoi ndeshjen. Deri ku mund të shkojmë? Është e vështirë, sepse nuk luajmë në shtëpi. Por, në këtë kampionat diferencat janë të volgla, edhe ekipi i fundit mund të marrë rezultat. Mund të kishim edhe më tepër pikë me pak fat”.

“Penalltia e padhënë për Kamzën? Mendova se kam qenë me duart shumë pranë trupit, por në fakt ishte penallti. Dua të jem i sinqertë. Pavarësisht se arbitri e pa të tillë, edhe ai është njeri. Por, realisht e them me sinqeritet që ishte 11-metërsh”.

“Partizani i 2014-ës apo Kukësi i tanishëm? Grupi ka qenë më i harmonizuar atëherë, por futbollistë cilësorë ka patur edhe atëherë edhe tani. Në vitin 2014 kampionati ka qenë shumë nivel i mirë, sepse çdo skuadër kishte 2-3 lojtarë kombëtaresh. Ishin Tirana, Skënderbeu, Partizani dhe Kukësi, plus edhe Laçi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.