Sinjali i Sarrit: Higuain? Më pëlqen shumë, por…

Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes kundër Leister Sitit, Maurcio Sarri insistoi në faktin që Çelsi i tij nuk është favorit për titullin. Liverpuli dhe Mançester Siti janë një shkallë sipër ekipeve të tjera sipas italianit, ndërsa nuk mungoi një koment për Gonzalo Higuain.

Sarri ka punuar me argjentinasin tek ekipi i Napolit dhe raporti i tyre është fantastik. Trajneri i “Bluve të Londrës” ka vetëm fjalë të mira për bomberin e Milanit, por vetëm kaq. Ai e dha mesazhin e tij, ndërsa hapja e merkatos së janarit mund të sjellë zhvillime të tjera.

Kohët e fundit është folur për një interesim të Çelsit për Higuain dhe anglezët mund të përdorin Alvaro Moratën për të mbërritur tek ai. Me pak fjalë Higuain në “Stamford Bridge” përsëri me Sarrin dhe spanjolli në Milanelo nën urdhrat e Xhenaro Gatuzos.

Higuain më pëlqen shumë, është një futbollist fantastik dhe një person i jashtëzakonshëm. Por, nuk dua të flas për të, sepse kam sulmues të tjerë për momentin dhe ai po luan me Milanin. Më mirë të mos flasim për të në këto momente”, thekson Maurico Sarri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *