Sinjalet e agjentit, Hysaj gjithnjë e më larg Napolit

Për shumicën e njerëzve është një periudhë festash, ndërsa drejtuesit e klubeve nuk njohin pushim pasi fillon merkato e janarit. Napoli po bën një kampionat shumë të mirë, pavarësisht se Juventusi kryeson me 8 pikë më shumë. Karlo Ançeloti po i kënaq të gjithë me rrotacionin e tij klasik, por dy lojtarë mund të largohen nga ekipi.

Flasim për Elseid Hysajn dhe Mario Rui. Shqiptari dhe portugezi kanë të njëjtin agjent, Mario Xhufredin, i cili ka folur për situatën e dy lojtarëve të tij, duke lëshuar një mesazh për drejtuesit e klubit, ndërsa nuk përjashtohet një largim i dy mbrojtësve në janar.

Mario po luan rregullisht prej 1 viti e gjysmë, pa humbur asnjë ndeshje. Lodhja bën të vetën kur luan 50-60 ndeshje në sezon dhe ndonjë gabim mund të ndodhë, por mendoj se ai e ka treguar se është një lojtar i denjë për Napolin. Kritikat të shqetësojnë, sepse një javë më parë në Napoli të bëjnë si Maradona, ndërsa javën tjetër je një lojtar normal. Hysaj? Nëse duam të rrimë e të dëgjojmë specialistët e fushës, duhet ta lëmë në dorë të tyre. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë. Ançeloti? Mario dhe Elseid janë shumë të lumtur, sepse Karlo u lejon të bëjnë punën e tyre”, përfundon agjenti i dy lojtarëve të Napolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *