Sinemati komenton grindjen e Lerda-Mehmeti: Duhet të jetë “zari i të parit” dhe të qepi gojën

Në kotec mund të rrijë vetëm një gjel. Një nga shprehjet tipike shqiptare që i përshtatet më së miri situatës që ndodhi mes trajnerit Franko Lerda dhe ndihmësit të tij Mehmeti. Një debat që u përfol se u nxit pikërisht nga ky i fundit i cili po kërkonte aktivizimin e Asanit gjatë ndeshjes me Kukësin. Debati degjeneroi me tone të ashpërta pas ndeshjes çka solli dhe një situatë që “o Lerda, o Mehmeti”. Dhe normalisht zgjedhja dihej.

Ndërkohë nga Procesi Spoertiv, analisti Gëzim Sinemati ka komentuar pa dorashka mënyrën sesi e ka parë këtë debat. Në deklaratën e tij gati të padëgjuar ë parë, Sinemati i tregon vendin e të dytit Mehmetit duke mbajtur anën e trajnerit të parë dhe ideve të tij për çdo vendim.

“Nuk e kuptova debatin që Mehmeti pati me Lerdën. Ai është ndihmës dhe duhet të heshti dhe qepi gojën atje ku nuk i kërkohet të flas. I dyti është gjithmonë zari i të parit. Kështu ka funksionuar gjithmonë. Ka shumë ndihmës trajnerë që janë mjaft të zot por asnjëherë nuk e shfaqin anën e tyre më të mirë profesionale kur janë në rolin e të dytit. Kjo është puna e tyre që më tepër të punojnë taktikisht”- ka thënë Sinemati. /Sport Ekspres/