Sinemati ka kritika: Jo mburrje me Moldavinë, Strakosha shyqyr që e bëri atë gafë te Shqipëria

0

Gëzim Sinemati nuk bindet plotësisht nga Kombëtarja, pavarësisht asaj fitore të Moldavisë në shifrat 0-4. Në emisionin e “Procesit Sportiv”, nuk ka munguar edhe batuta duke e lidhur me vajzat e korit që kënduan edhe himnet e të dyja vendeve.

Kështu, Sinemati është kthyer edhe pak mbrapa në kohë, duke thënë se Milot Rashica është falur nga kuqezinjtë.  “Rashica ishte dhuratë e Shqipërisë dhe po mbajmë Roshin në stol. Një e kemi falur, tjetrin e dënojmë. Nuk duhet të mburremi shumë me Moldavinë, pasi ishte shumë e dobët. Më shumë u lodh ai kori i vajzave që kënduan, se gjithë Moldavia sot. A ka lojtarë që e nxjerr jashtë Roshin?”, ishte pyetja e Sinematit për Jupin.

Gjithashtu Sinemati ka komentuar edhe gabimin e Strakoshës ndaj Turqisë: “Shyqyr që Strakosha e bëri atë gafën me Kombëtaren, se ajo mban. Po te Lacio nuk do ia falnin. Nuk kishte tru ajo lloj dalje. Nuk duhej të bëhej në një ndeshje si ajo me Turqinë”, tha Sinemati. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.