Sinemati analizon situatën e Tiranës: Nuk e kuptoj dot, thonë kam qejf të sharkojë

Sinemati ka analizuar situatën e Tiranës, ndërsa të gjithë presin zyrtarizimin e trajnerit të ri. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, më konkretisht është prekur situata e Ahmatajt. Për ta nisur që nga ajo dorëheqje e trajnerit që nuk u pranua deri te shkarkimi që vjen nga vetë klubi vetëm pas 1 javësh.

“Nuk e kuptoj një gjë te Tirana. Ata thonë që kam qef të shkarkoj. Ahmataj ofroi dorëheqjen dhe thanë që jo, nuk duam që të ikësh. Pastaj shkojnë edhe e shkarkojnë. Trajneri erdhi dhe tha se do të kërkonte titullin e Superiores. Sigurisht që Ahmataj nuk e ka përvojën e madhe, por nuk e kuptoj që Tirana që është klubi i vjetër si mund të bëj këto veprime”, ka thënë Sinemati. /Sport Ekspres/