Sinella: Laçi nuk ka çfarë humbet

0

Laçi ka përmbyllur dje përgatitjet për ndeshjen dytë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa do të jetë mysafir në Korçë, aty ku para pak ditësh u mund në kampionat me rezultatin minimal 1-0. Në ndeshjen e parë të kupës në fushën e kurbinasve gjithçka është mbyllur në barazim 1-1, ndërkohë që bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe do kërkojnë të kalojnë në gjysmëfinale, e për këtë detyrimisht duhet të shënojnë në Korçë.

Për përballjen e dytë, është trajneri Bledar Sinella, ai i cili për “Sport Ekspres” është shprehur se ekipi i tij nuk ka se çfarë humbet dhe do kërkojë kualifikimin, edhe pse përballë kanë një ekip si Skënderbeu dhe luhet në transfertë. “Jemi mposhtur të shtunën në kampionat nga Skënderbeu, por kjo përballje ka një tjetër specifikë dhe ne luajmë për t’u kualifikuar. E dimë që është e vështirë, por nuk kemi çfarë humbasim. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar qetësisht dhe them se jemi gati të përballemi me korçarët. Të gjithë lojtarët do të japin më të mirën e tyre për të kaluar më tej në këtë kompeticion. Besimi është prezent te të gjithë dhe shpresojmë t’ia dalim me sukses”, u shpreh tekniku kavajas për gazetën.

Në këtë ndeshje kurbinasit nuk kanë të gatshëm vetëm Taulant Sefgjinin, mbrojtësin e majtë që ka munguar edhe në sfidën e parë të Kupës, pasi është dëmtuar që në sfidën hapëse të vitit me Korabin në kampionat. Sa i takon formacioni, ai pritet të jetë i njëjtë me atë sfidoi korçarët në kampionat, me ndryshimin e vetëm që Musaj do të zërë vendin e Lulajt në krahun e djathtë të mbrojtjes.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image