Sinella dhe Besa, me projekte madhore

Rikthehet në krye të pankinës së Besës pas 3 vitesh. Një trajner që shquhet për disiplinën e lartë. Në sezonin 2008-09 pati dalë kampion me U-19 kavajas.

Fatmir Efica

U zyrtarizua dy ditë më parë në Kavajë dhe tashmë duket se ka nisur nga puna. Besa tashmë ka trajnerin e saj të ri, i cili ka jo pak eksperiencë në drejtim, në Kategorinë e Parë dhe Superiore madje. Jo për fanatizëm, por është një emër që vjen nga “brenda familjes”. Për 31-vjeçarin Bledar Sinella me sportivitet duhet thënë se është i markës “Made in Kavaja”. Ka mentalitet të veçantë në lidhje me disiplinën, ndërsa prioritet absolut ka në punën e tij përgatitjen e lartë fizike të futbollistëve. Që kur është prezantuar fillimisht në rolin e trajnerit Sinella ka ditur të marrë shumë sadisfaksion. Kjo sepse në sezonin 2008-09 Bledar Sinella së bashku me Ilir Biturkun, kishte nxjerrë kampion të Shqipërisë skuadrën U-19 të Besës. Disa nga futbollistët e atij brezi të tetë viteve të shkuara spikasin edhe sot për talentin e tyre. Në veçanti qendërsulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë që aktivizohet në Turqi, Sokol Cikalleshi.

EMËRIMI – Në kuadrin e ndryshimeve të premtuara nga Bashkia e qytetit, e drejtuar tashmë në kryebashkiaku i ri i saj z. Isa Sakja, nis të materializohet në futbollin kavajas ajo frymë dhe “erë” ndryshimesh të rëndësishme e tepër të domosdoshme për të pasur edhe Besa tashmë imazhin e vlerave e traditës së vet më të mirë. Nën drejtimin e Bledar Sinellës, ty gjithë janë besimplotë se ekipi do të shpalosë një futboll plot grintë, me cilësi dhe rezultate konkrete pa pyetur, por madje sfiduar edhe rivalitetitn me të gjitha skuadrat e tjera.

STËRVITJA – Në javën e re që do të nisë nesër, kavajasit pritet të zbresin në fushë pas një cikli të stërzgjatur pushimesh verore. Gjithë kontigjenti i futbollistëve kavajas do të jetë i mirëpritur në apelin e parë të trajnerit. Pasi kush më shumë se ai i njeh karakteristikat specifike dhe mundësitë konkrete që ka njëri apo tjetri lojtar për të qenë pjesë e organikës së re që në fakt pritet të pësojë shumë ndryshime. Sinella, ka jo thjeshtë njohje, por është një trajner që ka ditur të ndërtojë raporte mjaft të mira më futbollistët në të gjitha klubet ku ka punuar dhe jo vetëm. Prandaj dhe me nisjen e stërvitjeve kavajasit do të arrijnë ditë pas dite të marrin formën e tyre. Nën drejtimin e Bledar Sinellës një trajneri fjalë pak, por punë shumë, skuadra kavajase as që diskutohet se do të jetë ndryshe, shumë ndryshe nga tre sezonet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *