Sindrit Guri fiton fanellën e titullarit, këtë herë i mungon goli

Pak minuta në fushë dhe dy gola në debutim i mjaftuan Sindrit Gurit të fitojë fanellën e titullarit te Ostende. Sulmuesi shqiptar vlerësohet si pika e referimit të ekipit belg në fazën ofensive për sezonin e ri. Kjo u vërtetua në miqësoren e luajtur përballë seleksionit të lojtarëve më të mirë të provincës së Zevses.

Trajneri Çustoviç i besoi kuqeziut vendin në formacion, me 24-vjeçarin që provoi të shënonte, por edhe të jepte asist për gol, megjithatë ishte i pafat. Në një ndeshje ku stafi teknik duhej të testonte të gjithë futbollistët, Guri qëndroi në fushë vetëm gjatë 45 minutave të para.

Pavarësisht se këtë herë nuk gjeti rrugën e rrjetës, lajmi pozitiv për shkodranin është se kur kanë mbetur vetëm tre javë nga starti i Jupiler Ligës belge, ai është rritur në hirearkinë e skuadrës. Pas 710 mijë eurove të paguara te arkat e Kukësit, te Ostende besojnë se kanë gjetur sulmuesin titullar dhe goleadorin e ekipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *