Sindrit Guri, afrimi që u mbeti peng shkodranëve

0

Drejtuesit e Vllaznisë tentuan të merrnin në ekip sulmuesin Sindrit Guri, i cili është pjesë e Kukësit dhe kuqebluve do t’u bënte shumë punë. Por kjo lëvizje nuk u krye dhe për këtë fakt ka keqardhje në radhët e shkodranëve. Në fakt, ata tentuar ta marrin huazim sulmuesin e ri, por presidenti i Kukësit, Safet Gjici, pranon vetëm shitjen e lojtarit. Shumë në këtë rast është shumë e madhe dhe Vllaznia nuk mund ta përballojë.

Më parë Kukësi ka refuzuar oferta goxha të mira financiare për Gurin, lojtar që te Vllaznia do të kishte një aktivizim më të rregullt dhe do ta ndihmonte skuadrën e qytetit të tij për të ecur përpara. Guri mbeti vetëm një dëshirë e Vllaznisë, që për sulmit, bëri përpjekje për të marrë edhe një portier dhe një qendërmbrojtës. Nga sa mësohet, në listën e federimeve për Vllazninë do të ketë vende të lira, që mund të plotësohen këto ditë me ndonjë përforcim të mundshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.