Sindikata e Futbollistëve zbardh shumën e mbledhur, 50 milionë lekë për familjet e prekura

Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ka zbardhur shumën e mbledhur për familjet e prekura nga tërmeti. Një shifër e konsiderueshme prej 50 milionë lekë të vjetra janë grumbulluar në ndeshjet e bamirësisë.

Pikërisht në ato takime ku kanë ardhur yjet e Kombëtares së Shqipërisë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë. Pavarësisht se stadiumi nuk ishte mbushur në pritshmëri, kontributi dhe organizimi ja ka vlejtur për të ndihmuar sadopak njerëzit në nevojë. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë informon rreth shifrës, por edhe kërkon më tepër mirëkuptim sa i përket polemikave të hapura gjatë periudhës së fundit. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

Sindikata e futbollisteve profesioniste Shqiptare informon me shume kenaqesi se ka perfunduar procesi I arketimit te te ardhurave nga shitja e biletave per turneun miqesor qe zhvilluam kete janar ne kuader te mledhjes se fondeve per bamiresi me qellim ndihmen e komunitetit te prekur nga termeti I rende qe ra na vendin tone ne nentor. Shuma totale e perftuar nga ata qe ishin ate dite te pranishem ne stadium eshte 5.591.775 leke te reja. Duke dashur te falenderojme edhe njehere ate pjese e publikut qe e ndjeu dhe qendroi ate dite neper shkalle, nje falenderim I ngrohte I shkon te gjithe sindikatave homologe qe erdhen e morren pjese, ashtu sikunder duhet te pershendesim te gjithe ish lotjaret e Kombetares qe kontribuan ne kete event me shpenzimet e tyre dhe padiskutim Federaten Shqiptare te Futbollit qe mundesoi impiantin per te ofruar nje mbremje sa me komode.

Sindikata e Futbollisteve kerkon te informoje te gjihe opinionin publik qe transparenca ne lidhje me fondet do jete nje detyrim kryesor I yni dhe ne ditet ne vijim do informojme zyrtarisht se ne cilen zone dhe konkretisht ne cilat ndertesa do ndimojme me rindertim apo rikonstruksione te ndryshme.

Duke e ditur fort mire se ndoshta mungesa e pervojes na ka bere te mos jemi brilane ne kete organizim te pare, pemtojme qe do jemi gjithnje e me te kujdesshem per te mos prodhuar polemika e diskutime, por njeherazi kerkojme nga te gjithe ju me shume mirekuptim duke pasur parasysh qe ne fund te fundit ishim aty per te dhene dhe ne kontributin tone per nje pjese te popullit qe ende vuan dhe lengon nga dhimbja, qe shkaktoi ajo fatkeqesi natyre.

Zoti na bekofte