Sinan Idrizi e thotë hapur për Flamurtarin: Të ikësh me vrap, bëra 4 padi dhe nuk dimë kush jemi

Gjendja në klubin vlonjat të Flamurtarit nuk është aspak e mirë dhe kjo jo vetëm brenda fushës së lojës, por edhe jashtë saj në aspektin financiar. Disa lojtarë pretendojnë se kanë rroga të prapambetura prej disa muajsh. Për këtë çështje ka folur edhe administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili ka thënë për “Top Channel” se kjo situatë nuk ka ku të shkojë më keq. Gjithashtu është shprehur se ka bërë 4 padi për arsye të pagave që futbollistët pretendojnë të mos i kenë marrë.

“Ne nuk e dimë se kush jemi. Kemi shpenzuar 12 milionë euro dhe nuk e kemi ende klubin. Tani ta dimë, e kemi ne apo do ta marri bashkia dhe ta mbajë. Te Flamurtari ka lojtarë që kanë 1 muaj pa marrë dhe shprehen se kanë 6 muaj pa u paguar. Prandaj ne kemi bërë jo një, por katër padi sot. Kjo është situata, pa ligjin e sportit, nuk investoj më. Si është situata? Të ikësh me vrap, më keq nuk ka ku të shkojë”, ka deklaruar Idrizi./Sport Ekspres/