Simoni: Manaj s’dëgjon këshilla, por me Gatuzon…

0

“Mendoj se i ka të gjitha për t’u bërë një lojtar i madh, por i kuptoj edhe vendimet e Gatuzos, sepse edhe unë, në të shkuarën, kam pasur shpesh diskutime dhe debate me të”. Xhixhi Simoni, ish-trajneri i Interit, sot drejtues te Kremoneze, por që në vitin 2013 e ka pasur në skuadër, teksa shpjegon se si bindi presidentin që ta blinin kartonin e shqiptarit, i cili ishte ende në pronësi të Kremonezes, pasi ishte rritur te të rinjtë e kësaj skuadre. “De Biazi dhe Tramexani kanë thënë se është talent që do të bëjë karrierë? Nuk do të nxitohesha.

Talenti s’i mungon, por duhet që të punojë shumë. Ndoshta, kritikat e Gatuzos do t’i bëjnë mjaft mirë. Ka talent, por edhe një karakter të veçantë”. Por, a e habiti dënimi i lojtarit nga trajneri i Pizës, për sjelljen e tij? “Aspak, e kisha programuar që do të ndodhte diçka e tillë. Gatuzo beson shumë te cilësitë e tij dhe për këtë arsye shpesh i ka tërhequr veshin. Manaj është një tip futbollisti që nuk është se pranon shumë këshillat, por uroj që në të ardhmen kjo gjë të zhduket nga karkateri i tij”.

Sakaq, ditën e djeshme, Piza u mund brenda fushës 0-1 nga Salernitana, duke rrezikuar sërish rënien nga Seria B. Manaj luajti titullar dhe provoi të ishte edhe i rrezikshëm, por bluzinjtë zhvilluan dje një nga ndeshjet më të dobëta, ndërsa edhe Ujkani u vlerësua me notën “6” nga mediet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here