Simeonen e magjeps stadiumi i ri: Duket si cirk romak!

0

Stadiumi i ri i Atletikos së Madridit, “Wanda Metropolitano”, u prit me pak dyshim, sepse nuk është e lehtë të lësh shtëpinë historike dhe të transferohesh goxha larg, në një stadium të ri, supermodern, por që ndoshta nuk vjen “era futboll i vjetër”.

Megjithatë, kanë mjaftuar dy ndeshje që të gjithë të magjepsen, jo vetëm nga bukuria e stadiumit, por edhe nga jehona e frikshme që krijohet brenda stadiumit nga brohoritjet e tifozëve.

Jehonë që ka habitur edhe trajnerin Diego Simeone, i cili pas fitores kundër Seviljes deklaroi: “Stadiumi m’u duk si cirk romak, u emocionova. Nuk më besohet ende, isha në anë të fushës dhe ishte fantastike të dëgjoje njerëzit që i jenin zemër skuadrës në atë mënyrë, duke e kthyer stadiumin në një arenë gladiatorësh”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here