Simeone superofertë për të birin, Fiorentina bëhet “mur”

Diego Simeone si futbollist ka lënë gjurmë në Itali, por si trajner është lidhur ngushtë me Atletikon dhe duket se do të duhen vite para se të marrë parasysh ndonjë ofertë nga Italia, për shumë arsye.

Megjithatë, në Itali i gëzohen të birit të tij, Xhovanit, i cili në verë të vitit 2016 kaloi nga River Plejti te Xhenoa për 3 milionë euro dhe ka pasur një rrutje spektakolare.

13 gola në sezonin e parë, menjëherë transferim te Fiorentina për 15 milionë euro dhe 14 gola të tjerë, përveçse një nivel shumë i lartë loje, që e kanë bërë 23-vjeçarin ndër yjet e Serisë A.

Tani e përditshmja katalanase “Sport” raporton se Diego Simeone dëshiron ta marrë të birin në Madrid, për të përforvuar jashtëzakonisht një sulm që edhe pa të është spektakolar, me emra si Grizman e Diego Kosta.

Presidenti Enrike Cerezo ka ofruar plot 40 milionë për Simeonen e vogël, por presidenti i Fiorentinës Andrea Dela Vale ka refuzuar prerë, duke lënë të kuptohet se vlera e Xhovanit është shumë më e madhe se kaq. Në një futboll ku edhe një lojtar si Riçarlison vlen 45 milionë euro (Evertoni është bërë objekt humori në Angli e Europë), është normale që Simeone të vlejë e pakta 60 milionë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *