Simeone: Sikur të klononim lojtarë si Gabi dhe Godin

0

Diego Simeone, ndryshe nga herët e tjera, sot u duk më i qetë pas ndeshjes me Realin. Ai pranoi fituesit, edhe pse nuk uroi hapur (siç do të kishte bërë Pep Guardiola).

“Kjo ishte një ndeshje gjysmëfinale e Champions League kundër një rivali të madh. Ata na i bënë gjërat shumë të vështira me ndeshjen e parë, por ne merituam gjithçka me çdo kusht që të fitonim ndeshjen e kthimit. Skuadra ime dha argumente pse ka vite që konkurron kështu siç po konkurron”, – tha trajneri i Atletiko Madridit.

Më pas, “El Cholo” u bë edhe më emocional. “Goli i tyre na demoralizoi. Ishte shumë i dhimbshëm. Gjithsesi, lojtarët dhanë gjithçka. Është për të ardhur keq që nuk mund të klonojmë lojtarë si Godin apo Gabi. Ata po japin jetën për këtë klub”, – shtoi argjentinasi.

“Çfarë na mungon? Një hap i vogël, por që është shumë i madh.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here