Simeone refuzon Interin

0

Diego Simeone nuk është ende gati të kthehet tek Interi dhe refuzon ofertën zikaltër, edhe pse jo përfundimisht.

Trajneri argjentinas, sipas Marca-s, ka vendosur të qëndrojë edhe një vit tek Atletiko, pavarësisht se oferta e Interit ishte shumë joshëse, si në aspektin financiar, ashtu edhe për mundësinë e ndërtimit të skuadrës sipas dëshirës, me cek të bardhë.

Marca raporton se “Cholo” është takuar javën e shkuar me drejtorin sportiv të Interit, Piero Auzilion, ka dëgjuar projektin e Interit, por në fund ka bërë të ditur se synimi i tij është të mbyllë kontratën aktuale me Atletikon.

Sezonin e ardhshëm, që është edhe i fundit për Simeonen, Atletiko do të transferohet në stadiumin e ri, “Wanda Metropolitano”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here