Simeone përvesh mëngët për Mauro Icardin, kontakton Wanda Narën dhe i prish punë Juves

E ardhmja e Mauro Icardit me shumë gjasa nuk ka për të qenë PSG-ja, teksa aventura në Paris nuk ka shkuar ashti siç të dyja palët fillimisht e menduan. Niveli i tij ka ardhur në rënie dhe shtuar këto me deklaratat e hapura të Wanda Narës kundër kësaj eksperience me klubin francez bëjnë që PSG të mos shpenzojë për ta mbajtur argjentinasin në Francë sezonin e ardhshëm. Ndërkohë marrëdhëniet me Interin prishur që verën e shkuar dhe për të nuk ka vend në planin e Contes.

Juventusi ka qenë duke fërkuar duart nga një situatë e tillë, pasi e kërkoi sulmuesin që në fillim të sezonit dhe kjo dëshirë mund të përmbushet këtë verë. Por planet e bardhezinjve i lë pezull Diego Simeone. Kambanat për Diego Costën kanë kohë që bien dhe “el cholo“ dëshoërimisht është vënë në kërkim të një sulmuesi.

Trajneri i Atletico Madridit e sheh zgjidhjen te Icardi e për këtë arsye ka përveshur mëngët për ta sjellë në Spanjë. Por për të arritur te Mauro rruga kalon njëherë nga gruaja e tij, Wanda Nara, e cila bën njëkohësisht edhe menaxheren e lojtarit. Sipas asaj që raporton “Tuttosport“ Simeone ka kontaktuar me Wandën për të veshur argjentinasin me fanellën e Atleticos sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/