Simeone: Nuk luajtëm keq, thjesht Juventusi ishte skuadra më e mirë

Diego Simeone nuk u ka vënë fajin lojtarëve të tij për eliminim nga Champions. Në daljen për shtyp para gazetarëve “El Cholo” vlerësoi Juventusin për superioritetin e treguar në thuajse çdo aspekt tëë lojës.

“Nuk patëm shumë raste për shënim. Ata na sulmuan me shumë vetë duke na detyruar të qëndrojmë në mbrojtje. E gjetën golin e parë shumë shpejt dhe kjo i vuri në një pozitë të mirë për pjesën e mbetur të ndeshjes. Ishin më të mirët nga ana taktike dhe në topat e dytë dhe prandaj fituan ndeshjen”.

“Më duhet ta uroj rivalin, pasi sulmuan shumë mirë. Sigurisht edhe ne gabuam, por se ku ia them vetëm lojtarëve të mi. Gjithsesi e përsëris nuk u eliminuam se bëmë një lojë të keqe, por se kundërshtari ishte shumë më mirë se ne”.

RONALDO – “Është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Është mëse normal që të shfaqet në ndeshje të tilla. Festimi? Me siguri ka për festimin tim dhe donte të tregonte dhe ai karakterin e tij”.

MESAZH PËR FANSAT – “U them mbështetësve të Atletikos që të na vazhdojnë të na ndjekin akoma më të shumtë në kampionat”, përfundoi Simeone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *