Simeone: Nuk largohem, as për 35 milionë arsye

0

 

Interi, por edhe klube të tjerë, tashmë duhet të shohin gjetkë, sepse ëndrra për të marrë “El Çolon” do të mbetet sërish e tillë, edhe për të paktën një vit.

Diego Simeone ka folur ditën e sotme për mediat në Spanjë dhe ka përsëritur me forcë diçka të thënë edhe më parë: “Do të jem edhe sezonin e  ardhshëm trajner i Atletikos, nuk lëviz. Jam prej 5 vitesh e gjysmë në Madrid dhe jam i lumtur. Lojtarët më japin energji në mënyrë të vazhdueshme, çdo ditë. Nuk mund të ankohem për asgjë, jam shumë i kënaqur nga puna që bëj”.

Argjentinasi i famshëm zbulon edhe një histori interesante: “Pas finales së humbur në Milano deklarova se do të mendohesha mirë për të ardhmen time. E thashë sepse ishte e dhimbshme të ulesha para gazetarëve, ndërkohë që dëgjoja në sfond festën e lojtarëve të Realit. Mund të largohesha në atë moment, sepse një klub më ofroi 35 milionë arsye, 35 milionë, por vendosa të refuzoj dhe tani nuk dua të largohem, sepse identifikohem ende me këtë klub”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here