Simeone nuk dorëzohet për Hysajn, merr “asist” edhe nga Ançeloti

Atletiko e Madridit nuk ka në plan të heqë dorë nga Elseid Hysaj. Simeone e pëlqen stilin e yllit të kombëtares sonë dhe dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij. Para pak ditësh ata dërguan ofertën e parë zyrtare për Napolin me një çek prej 15 milionë eurosh. De Laurentis nuk u mendua fare, po e refuzoi menjëherë tentativën fillestare të klubit madrilen.

Sot mediet italiane raportojnë se Atletiko është kthyer me një ofertë shumë më të lartë. 20 milionë euro ka ofruar klubi bardhekuq për të bërë të tyrin shkodranin. Një ofertë tepër më e përmirësuar, që e tundon mjaft kryesinë e klubit napolitan për ta lënë të lirë Hysajn, i cili nuk bën më pjesë në planet e Karlo Ançelotit.

Lojtari nga ana e tij është dakort për të shkuar në La Liga, ku do të kishte nderin të luante ndaj yjeve si Mesi apo Hazard. Në ”Wanda Metropolitano” do të gjente vend të sigurt në formacion, duke parë “eksodin” që ka ndodhur këtë merkato, sidomos në krahun e majtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *