Simeone ngrin Interin: Qëndroj në Madrid!

0

Diego Pablo Simeone nuk ka ndërmend ta lërë Atletikon e Madridit dhe ka konfirmuar se do të qëndrojë aty edhe sezonin e ardhshëm, kur është viti i fundit në kontratë. Heroi i Colchoneros, që u eliminuan në gjysmëfinalet e Champions League nga Reali, ka folur sot në prezantimin e  “Audi Cup”, ku këtë verë do të marrin pjesë Bajerni, Liverpuli e Atletiko e Madridit.

“Fakti që jam këtu për të prezantuar këtë turne është një sinjal i qartë që do të qëndroj. Shihemi në korrik në Audi Cup. Atletiko është një procesin e rritjes së vazhdueshme dhe të luajturit në këtë turne është një hap i rëndësishëm për të kuptuar çfarë na mungon para sezonit të ardhshëm”.

Simeone ishte ëndrra e Interit prej kohësh, por tashmë drejtuesit e klubit zikaltër duhet të ndryshojnë objektiv dhe duket se Luçiano Spaelti del në “pole-position”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image