Simeone: Kemi sakrifikuar shumë, s’e imagjinoj dot Atletikon pa Grizmanin

0

E ardhmja e Antuan Grizman është në dyshim. Ajo ligjore është e qartë: sulmuesi do të qëndrojë tek Atletiko e Madridit deri në vitin 2023, por Barcelona është rikthyer në garë për shërbimet e tij.

Francezi përfiton një rrogë prej 3.3 milionë eurosh në muaj, por ai tundohet nga ideja për të luajtur e fituar trofe të rëndësishëm me ekipin katalanas. Diego Simeone e ka shprehur gjithmonë faktin që francezi nuk do të largohet. Trajneri argjentinas nuk mund ta imagjinojë ekipin “colchoneros” pa yllin e saj.

Antuan është një nga kapitenët tanë. Klubi ka bërë një punë të jashtëzakonshme për ta mbajtur dhe ai është i lumtur këtu me ne. Grizman është shumë i rëndësishëm për Atletikon dhe as që më shkon ndërmend largimi i tij”, përfundon “El Cholo”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.