Simeone ironik: Kielini perfekt, por ne kemi k*qe!

Pse tifozët e adhurojnë Diego Simeonen? Jo thjesht se është trajner i shkëlqyer, por edhe sepse është një person që nuk i fsheh emocionet dhe nuk bën lojëra fjalësh.

Kur Godin i shënoi Juves, trajneri i Atletikos u kthye nga tribuna dhe festoi duke treguar organet gjenitale, si për të thënë se ekipi i tij ka “k*qe”, edhe pse arbitrat i mohuan një gol me VAR.

“Këta janë lojtarët e mi. Në futboll mund të fitosh shumë gjëra, por në mendjen e gjithsecilit prej nesh do të ngelen kujtimet e të luajturit në një skuadër që jep gjithçka. Jemi një grup që di si të fitojë dhe të luftojë si një vëllazëri”, tha Simeone pas ndeshjes.

VAR – “Le të shpresojmë që ky sistem punojë siç duhet dhe të jetë i mirë për ne. Një futbollist 1.87 metra i gjatë nuk mund të bjerë nga një kontakt aq i lehtë. Nuk është se bëri një krim të pafalshëm. Kielinit i jap notën 10, bëri një rënie shumë të bukur”.

FESTA GJATË GOLIT TË HIMENEZ – Ne kemi k*qe. E kemi treguar dhe më parë, unë thjesht u tregova i sinqertë. Nuk e kisha me Juventusin, në atë tribunë nuk kishte fare tifozë italianë, ishte thjesht një gjest spontan, më ka ndodhur edhe më parë. Kërkojë falje nëse kam ofenduar ndokënd”.

KUALIFIKIMI – “Beteja jonë vazhdon. Nuk kemi arritur asgjë. Kemi përballë një skuadër të madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *