Simeone i jep një dorë Henrisë, Monako huazon sulmuesin portugez

Monako po përjeton një sezon të tmerrshëm. Klubi nga Monako rrezikon seriozisht rënien nga “Ligue 1”, teksa ndodhet në vendin e parafundit të tabelës pas 21 javësh kampionat.

Për të ndihmuar klubin nga Principata në përmbushjen e objektivit mbijetesë, ka menduar Atletiko Madrid, që ka vendosur të huazojë te Monako sulmuesin anësor Gelson Martins.

Portugezi u afrua me bujë te madrilenët nga Sportingu i Lisbonës, por konkurrenca te Atletiko rezultoi shumë e fortë 23-vjeçarin që ka marrrë shumë pak minuta gjatë gjysmës së parë të sezonit.

Tierri Henri e mirëpret me krahë hapur një lojtar si Martins, pasi të shkuarën portugezi ka treguar se nësë është në një ditë të mirë, bëhet makth për çdo kundërshtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *