Simeone gjen zëvendësuesin e Rodrit, është në Premier Ligë

Simeone ka një detyrë shumë të vështirë këtë verë. Argjentinasit i duhet të rindërtojë një skuadër të tërë pas ikjes të më shumë se gjysmës së ekipit. Ikja e Rodrit te Siti ka krijuar një boshllëk të madh në mesfushë. Atletikos i duhet me patjetër të gjejë një mesfushor difensiv.
Roberto Pereira është lojtari që kanë pikasur drejtuesit e madrilenëve. Mesfushori ka gjetur përsëri veten te Uatford, duke u shndërruar në një prej më të mirëve të ekipit të tij. Ashpërsia dhe grinta e argjentinasit janë pikërisht ato karakteristika, që i nevojiten Simeones.

Ardhja e tij do të ishte një hall më pak në “Wanda Metropolitano”. Ish-juventini ka arritur të shënojë 6 gola në 33 ndeshje në Premier Ligë, duke shfaqur edhe aftësi shumë të mira finalizuese. Atletiko është gati të ofrojë 20 milionë euro për të. Dëshira e 28-vjeçarit pritet të jetë e rëndësishme në këtë operacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *