Simeone gjen “Grizmanin e ri”, sytë janë te surpriza e Botërorit

Largimi i Antuan Grizman nga Atletiko Madrid është një fakt, me francezin që prej kohësh e ka zyrtarizuar diçka të tillë. Tashmë, madrilenëve nuk i mbetet gjë tjetër veçse të nisin kërkimet për zëvendësuesin e sulmuesit.

Diego Simeone me sa duket e ka një objektiv në kokë dhe siç raportojnë mediat spanjolle, pritet që drejtuesit e Atletikos të nisin bisedimet. Bëhet fjalë për Ante Rebiç, 25-vjeçari që aktivizohet me Ajntrahtin e Frankfurtit në Bundesligë.

Kartoni i tij vlen së paku 50 milionë euro, shifër që pritet të mos jetë problem për arkat e Atletikos, që janë të tejmbushura, kjo edhe nga shitja e Lukas Hernandez te Bajerni. Kroati kujtojmë spikati në Botërorin e vitit të shkuar, ku preku edhe finalen me Kombëtaren e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *