Simbolika e festimit të golit, Blazhevski me dedikim special

0

Goli i parë zyrtar me fanellën bardheblu dhe Dejan Blazhevski ka një dedikim të veçantë. U pa që në stadiumin “Redi Maloku” të Ilirisë kur festoi, teksa iu drejtua drejtorit sportiv Arbi Laçi. Pse pikërisht atij?

Ka një arsye të fortë, pasi zyrtari i klubit bardheblu së fundmi është bërë baba. Blazhevski ia ka dedikuar golin pikërisht vajzës së Laçit dhe tanimë do i duhet të nisë të shënojë aty ku duhet më shumë, në kampionat.

Ish-sulmuesi i Vardarit ende nuk është zhbllokuar në Superiore dhe në fundjavë me Luftëtarin do të jetë momenti i duhur. Fitorja është detyrim, ndërkohë që edhe goli në Kupë e ka çliruar Blazhevskin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.