“Simboli i dy Dinamove”, një urim special për legjendën Demollari

Sulejman Demollari është padyshim një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit shqiptar ndër vite. Ish-futbollisti i kombëtares, Dinamos tonë dhe asaj të Bukureshtit, sot feston 55-vjetorin. Urimet për ish-kryegolashënuesin dhe kampionin e Rumanisë kanë qenë të shumta.

Një ndër të veçantët është ai i presidentit të Repeblikës së Shqipërisë, Ilir Meta. “Edhe 100 pranvera të reja për legjendën e Kombëtareve tona të futbollit, Sulejman Demollari, sot në ditëlindjen e tij”, shkruan Meta fillimisht në faqen e tij në “Facebook”.

Më tej urimi vazhdon: “Pata fatin ta ndjek këtë gjeni të futbollit tonë, që nga shkëlqimi i tij me Kombëtaren e të rinjve, me Shpresën që skualifikoi Gjermaninë dhe ekipe të tjera të mëdha, si dhe në të gjitha ndeshjet e Kombëtares sonë që fitonte ndaj Belgjikës dhe ekipeve të njohura të kohës.

Simbol i dy Dinamove, të Tiranës dhe Bukureshtit, Sula mbetet modeli i adhuruar i gjithë sportdashësve për talentin e pakufishëm, për vizionin dhe imagjinatën e tij që bënte diferencën, për shpirtin e ekipit që frymëzonte nga minuta e parë në të fundit dhe korrektësinë shembullore. Në këtë 55-vjetor urimet më të mira edhe për familjen e tij, që e mbështeti aq shumë dhe gjithë fansat e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *