Silva-Kutrone “ndezin dritat”, Milani përmbush misionin!

0
ESCLUSIVA MILAN Foto LaPresse - Spada 23 Novembre 2017 - Milano (Italia) Milan vs Austria Vienna - Europa League - "Stadio S.Siro " Sport Calcio Nella foto: esultanza dopo gol 1-1 , Rodriguez EXCLUSIVE MILAN Photo LaPresse - Spada November 23 , 2017 Milan (Italy ) Sport Soccer Milan vs Austria Vienna - Europa League - " S.Siro Stadium " In the pic : celebrates after scoring 1-0 , Rodriguez

 

Pas golit shokues të Austrisë së Vjenës, me gafën e pafalshme të Bonuccit, reagimi i kuqezinjve është me pesë gola: dy bomberat e rinj konfirmohen “vrastarë” në kupë

Mision i përmbushur! Milani kualifikohet në fazën tjetër në Europa League dhe shkatërron Austrinë e Vjenës (10 gola në dy ndeshje), duke konfirmuar se larg Serisë A, nuk ka nevojë për mjekime, pasi “pacienti” reagon mjaft mirë. Andre Silva dhe Kutrone janë e ardhmja, por edhe e tashmja. Dy gola për kokë, edhe pse ai që nis përmbysjen ndaj golit të miqve, me Bonuccin katastrofik, është Rodriguez.

Më pas, ndezin motorrët sulmuesi i Portugalisë dhe ai i Italisë U-21. Silva shënon golin e shtatë dhe tetë në Europë, që nga nisja e turit të tretë kualifikues, teksa janë gjashtë në grupet e Europa Leaguë. Pjesa e parë mbyllet 3-1, ndërsa në të dytën vijnë edhe dy gola të tjerë. Montela i kënaqur, ndërsa jo edhe aq për Bonuccin, që del duke ccaluar pak.

Bilia kthehet titullar, por vuan, ashtu si edhe Keisi, ndërsa Borini në krah është i magjishëm. Praktikisht, rezultati maksimal me sforcon minimale, edhe pse, Austria, me gjysmën e ekipit të dëmtuar, detyrohet të luajë me rezerva.

Milan-Austria V.               5-1

Shënues: Rodriguez 27’, A.Silva 36’, 70’, Kutrone 42’, 90’+3/ Monskein 21’

E enjte, 23 nëntor 2017, “San Siro”, Milan

Milan: Xh.Donarumma; Musakio, Bonucci (Gomez 80′), Zapata, Borini (Lokateli 72′), Kejsi, Bilia, Çalhanoglu, Rodriguez (Antoneli 63′), Andre Silva, Kutrone. Tr.: Montela

Austria Vjenës: Pentc; De Paula, Borkovicc, Mohamed, Salamon (Gluhakovicc 70′), Serbest, Holzhauser (Li 85′), Prokop, Abdullahi, Felipe Pires (Tazhuri 79′), Monskein. Tr.: Fink

Gjyqtar: Treimanis

Të verdhë: Musakio, Salamon, Monskein

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image