Sillet në të njëjtën mënyrë si Skënderbeu, Solskjaeri punëson psikolog për Manchester United

Manchester United ndodhet në vendin e pestë në “Premier League”, ndërsa përgjatë kësaj kohe ka kaluar shumë mini-kriza në kampionat. Ajo që është parë në këtë sezon është gabimi i madh i djajve të kuq me ekipet që quhet “të vogla” në letër. Ëatfordi, Neëcastle, Crystal Palace dhe disa emra të tjerë e kanë mundur këtë skuadër.

Thuajse e njëjta gjendje është edhe për Skënderbeun në kampionatin shqiptar. Nëse korçarët do të silleshin në fushë ashtu si ndaj ekipeve të mëdha dhe do të merrnin të njëjtat rezultate, do të ishin më lartë në tabelën e klasifikimit.

Por Solskjaer e ka luksin për t’i gjetur zgjidhjen këtij problemi, ndryshe nga Daja. Trajneri i njohur ka marrë psikolog për futbollistët e tij që t’i përgatis më mirë para ndeshjeve me skuadrat më të vogla në letër. /Sport Ekspres/