“Sikur të më njohin si Lorik Cana”, Lindon Selahi: Nuk e harroj kur debutova me Shqipërinë, sa bëra hapin e parë në fushë…

Nga Klaudio Ndreca

Lindon Selahi ka dhënë një intervistë të fundit për “Fan Zone”. Ky futbollist si një nga talentet e prespektivës dhe luan për Twenten në “Eredivisie”. Duke hapur arkivën e madhe të ëndrrave, shprehet se ekipi i tij më i dëshiruar është Reali i Madridit. Njëkohësisht duke treguar se dëshiron që të njihet në Shqipëri ashtu si edhe Lorik Cana, pasi e ka një model për t’u ndjekur. Selahi debutoi në ndeshjen e fundit me Moldavinë, duke u futur në minutat e fundit të takimit.

“Kemi një javë që kemi filluar stërvitjet. Jam shumë i gëzuar dhe futbolli nuk është vetëm vrapim në shtëpi, por të jesh me shokët e skuadrës, të shohësh tifozët. Tani rrimë gjashtë lojtarë në fushë dhe një portier duke u stërvitur. Do të zgjatet dhe një muaj kështu dhe pastaj marrim pushimet pasi është mbyllur kampionati.

Ky sezon ka qenë shumë i mirë për mua, pasi kam qenë gjithmonë si titullar, kam shënuar dy gola dhe dhënë asist. Klubi im i ëndrrave është Reali i Madridit, por për të kaluar aty ka ende kohë. Debutimi me Shqipërinë ndaj Moldavisë? Ka qenë një moment që kurrë nuk e harroj. Kur kam bërë hapin e parë në fushë, mendjen e kisha te familja ime. Kur luan për flamurin është shumë e veçantë.

Pse nuk zgjodhe Maqedoninë? “Unë nuk jam maqedonas, jam shqiptar. Duhej që të luaja për ngjyrat kuqezi. Kjo ishte zgjedhja ime. Të gjithë më kanë pritur mirë, Seferi, Berisha. Por gjithashtu edhe trajneri më ka pritur krahëhapur.

Shqipëria është një ekip me shumë talente dhe kemi një grup në “Nationals League” që mund ta kalojmë. Megjithatë nuk duhet të flasim shumë shpejt se me futbollin flitet në fushë. Si idhull kam Kristiano Ronaldon, por edhe Lorik Canën në Shqipëri. Sikur të isha pas disa kohësh si ai, pasi e njohin të gjithë dhe e ndalojnë në rrugë”, ka thënë Selahi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *